E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

OFL i dërgon formularin dy emrave të njohur në Tiranë

Më të lexuarat

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy personave të dënuar për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje në Tiranë.

Bëhet me dije se OFL i ka dërguar formularin shtetasit Elis Gjypi, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim” dhe Genci Prifti, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim

Njoftimi i OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– E. Gj., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– G. P., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhja e bankave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sistemi proporcional rajonal, kërkohet garanci për pragun zgjedhor

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar garanci nga mazhoranca, që pragun kombëtar duhet të jetë natyral në çdo qark, në mënyrë që të mos ikin...

Dita e Bastijës/ Meta letër Macron: Mbështetja e Francës, motivim për përmbushjen e reformave

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës. Kreu i shtetit shpreh...

Komisioni i Ligjeve/ PS: Pragu elektoral të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor

Ka rinisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me pragun elektoral, koalicionet si edhe listat e hapura. Relatorja nga mazhoranca për...

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë...

Bilanci/ Sërish numër i lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...