E enjte, 21 Tetor, 2021
16.5 C
Tirana

Ofenduan vajzën dhe dhëndrin e Erdogan, arrestohen 11 persona në Turqi

Të paktën 11 persona janë arrestuar në Turqi, pasi dyshohen të kenë ofenduar vajzën dhe dhëndrin e presidentit Erdogan, në rrjetet sociale.

Vajza dhe dhëndri i presidentit turk njoftuan në Twitter për lindjen e fëmijës së tyre të katërt, postim ky që duket të ketë marrë shumë komente negative.

Erdogan u zotua të shtrëngojë kontrollin e qeverisë turke ndaj mediave sociale, pas sharjeve dhe ofendimeve drejtuar familjes së tij.

Sipas tij, qeveria po planifikon një legjislacion që do t’i detyrojë kompanitë e mediave sociale për prani ligjore në Turqi, në mënyrë që të mbajnë përgjegjësi financiare dhe t’u përgjigjen gjykatave turke.

“A e shihni tani se pse ne kundërshtojmë mediat sociale si YouTube, Twitter, Netflix e të ngjashme? Është i domosdoshëm kontrollimi i kanaleve të tilla”, u tha Erdogan anëtarëve të partisë së tij në një adresim televiziv.

Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët që kundërshtuan fyerjet në adresë të familjes së Erdogan, shumë prej të cilave thuhet se vunë në dyshim atësinë e fëmijës së porsalindur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...