Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

OECD: Kthimi në gjendje normale pas pandemisë do të zgjasë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

“Tani, për herë të parë që me fillimin e pandemisë zgjohen shpresat për një të ardhme më të mirë,” shkruan kryeekonomistja e OECD, Laurence Boone në vëzhgimin e ri ekonomik të organizatës së vendeve të industrializuara. Dhe njëkohësisht shton, se rruga për t’u kthyer në gjendjen normale është plot me rreziqe dhe në disa vende do të zgjasë më gjatë se në vendet e tjera.

Zhvillimi i ekonomisë botërore do të bjerë sivjet me 4,2 përqind, por vitin e ardhshëm do të rritet me të njëjtin nivel. Në 37 vendet anëtare të OECD, zhvillimi do të ulet sivjet më shumë (-5,5%), dhe kthimi në gjendjen normale do të vazhdojë të jetë më i ngadalshëm. Gjermania mund ta ngushëllojë veten duke pasur parasysh se zhvillimi i ekonomisë së saj do të bjerë më pak se sa në zonën e Euros.

Më shumë se të tjerët do të preket sidomos sektori ku rrogat janë të ulëta. „Për punëtorët me kualifikime të ulëta dhe për ato me të ardhura të pakta ka rënë shumë numri i orëve të punës,” shkruhet në raport. “Kjo rrit edhe më shumë pabarazinë që ekzistonte para pandemisë.”

China | Luftaufnahme von Containern am Hafens Qingdao

Edhe të rinjtë që janë duke kërkuar punë janë aktualisht në situatë të disfavorshme, „Është shumë e vështirë që në mes të krizësh të fusësh këmbët në tregun e punës,” thotë Boone për Deutsche Welle-n. Raporti i OECD-së, vlerëson paketat e shumta të mbështetjes ekonomike, me të cilat shtetet, me ndihmën e Bankave Qendrore, mund të shpëtojnë ekonomitë popullore nga skenarë edhe më të këqinj. „Vendimtarja tani është që përgjegjësit e politikës të vazhdojnë me këto ndihma, në mënyrë që t’u sigurojnë mbijetesën sektorëve, firmave dhe vendeve të punës të lidhura me to”, thotë kryeekonomistja Boone. “Leksionet e nxjerra nga muajt e kaluar janë: Masat e marra kanë qenë dhe janë të përshtatshme”.

Këshilla për politikën

Raporti paralajmëron shprehimisht për rreziqet që ekzistojnë nëse masat e marra përfundojnë para kohe. “Synimi për të gjitha vendet është që të shmangin përfundimin e parakohshëm dhe të menjëhershëm të programeve të ndihmës,” thuhet në raport. Qeveritë duhet po ashtu të kenë kujdes që të ndihmojnë vërtet ata që janë prekur shumë nga kriza.

OECD ka tri këshilla për përgjegjësit e politikës: Së pari, që duhen bërë investime në fushat bazë si „arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura fizike dhe digjitale”. Së dyti që ata duhet të jenë të vendosur për të „siguruar daljen nga varfëria dhe pabarazia e të ardhurave”. Së treti, OECD kërkon me ngulm më shumë bashkëpunim ndërkombëtar: “Bota nuk mund të zgjidhë krizat globale, kur secili vend vepron vetëm për veten e vet”. Në fund kryeekonomistja e OECD, shpreh shpresat e saj me nota të moderuara optimizmi: Ajo shpreson që pas pandemisë bota të jetë „ndoshta siç ka qenë, ose mbase edhe pak më mirë”. /DW

Tags: Laurence BooneOECDpandemia

TË LIDHURA

Bota

Ish-punonjësi i JPMorgan tërheq padinë ndaj Lorna Hajdinit, paralajmëron gjyq me prova të reja

17:38 | 09/06/2026
Bota

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026
Next Post

Gdhendi shtatoren e Adem Jasharit, ‘artisti’: Jam berber, skulpturën e kam hobi

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Ish-punonjësi i JPMorgan tërheq padinë ndaj Lorna Hajdinit, paralajmëron gjyq me prova të reja

by mirseda
17:38 | 09/06/2026
0

Ish-punonjësi i JPMorgan, Tsiragiou Rana, ka vendosur të tërheqë padinë që kishte ngritur ndaj eprores së tij,...

“Për lulen time irlandeze”/ Shënimi i Ramës për gazetaren: Nga një ‘vrasës’ flamingosh

17:32 | 09/06/2026

Misteri i fatit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

17:16 | 09/06/2026

I dënuar për trafikim njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

17:05 | 09/06/2026

Presidenti Ademi udhëton në SHBA dhe Meksikë për aktivitetet e FIFA-s në Botërorin 2026

16:43 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com