OBSH: Trende shqetësuese infektimi në Ballkan

Kreu i programit të emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetit, Mike Ryan deklaroi se në rajonin e Ballkanit po shfaqen trende shqetësuese të infektimit me koronavirus.

“Megjithëse në Evropën perëndimore sëmundja është nën kontroll, ne ende kemi disa tendenca shqetësuese në Evropën Jugore dhe Ballkan”, u shpreh ai.

“Natyrisht që Amerika është ende pika kryesore, Amerika e Veriut, Qendrore dhe e Jugut, por ne kemi shtim të infektimeve edhe në Afrikë”, vijoi Ryan për stacionin radiofonik Newstalk në Irlandë.

Ai i mëshoi faktit se situata në këto rajone kërkon “vigjilencë të shtuar”.