E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

Dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të enjten se duhet të bëhet më shumë, pas situatës “alarmante”, për shkak të përhapjes së variantit të ri, të zbuluar së fundmi, të koronavirusit.

Duke folur në një konferencë për media, drejtori për Evropën i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge, duke iu referuar variantit të ri të virusit, që fillimisht u identifikua nga Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse viruset ndryshojnë vazhdimisht, varianti i ri i koronavirusit thuhet se nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt, që sipas OBSH-së përbën një shqetësim të madh.

“Pa rritur kontrollin që të ngadalësojmë shpërndarjen, do të ketë një ndikim të madh mbi institucionet shëndetësore, tashmë të ngarkuara”, tha Kluge.

Masat që propozoiu Kluge tha se tashmë janë të njohura, siç është mbajtja e maskave, kufizimi i tubimeve shoqërore, mbajtja e distancës fizike si dhe larja e duarve. Por, ai tha se këto masa duhet të intensifikohen. /evropaelire

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...