OBSH ngre alarmin për një tjetër virus

Në kohën kur e gjithë bota po vuan pasojat e koronavirusit, e ku shumë shtete janë ri-izoluar për të parandaluar virusin, OBSH ngre një tjetër shqetësim. OBSH flet për një tjetër virus që po merr përmasa të frikshme, duke mos u kapur në kohën e duhur.

“Virusi HIV po rrezikon të përhapet më shumë së kurrë, duke bërë që evidentimi i tij në një moment të vonë, të mos jetë i kontrollueshëm. Dhe sa më vonë të zbulohet, aq më shumë rrezikohet që personat që e kanë ta përhapin atë. Kjo është një shenjë që strategjitë e testimit në rajon, nuk po funksionojnë si duhet për të diagnostikuar herët HIV-in”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

HIV është një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Është një virus që sulmon sistemin imunitar të trupit tuaj.