E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

OBSH mbledh Komitetin e Emergjencës

Për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit të ri të virusit Corona në të gjithë botën, Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH mblidhet të enjten në Gjenevë për t’u konsultuar për zhvillimet aktuale, dy javë para kohe.

Dy mutacione të virusit janë zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në Britaninë e Madhe, të dy konsiderohen shumë më tepër infektues se format aktuale. Këto mutacione janë shpërndarë tani në 50 vende të botës. Ndërkohë edhe Japonia bëri të ditur zbulimin e një mutacioni të ri, që me gjasë e ka origjinën në zonën e Amazonës në Brazil. Për këtë variant po hulumtohet ndërkohë.

Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i ashpër, sipas OBSH-së. Arsye për këtë është përhapja e virusit, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i OBSH, Mike Ryan. Epidemiologu që koordinon luftën kundër pandemisë, thotë se kjo prek sidomos hemisferën veriore të globit për shkak të varianteve të reja.

Gadishulli iberik në krizë

Schweiz Genf | Mike Ryan Stellvertretender Generaldirektor der WHO während PressekonferenzNga e premtja Portugalia futet në një lockdown të ri. Kryeministri Antonio Costa, bëri thirrje të punohet nga shtëpia, aty ku është e mundur. “Rregulli është shumë i thjeshtë: Ne duhet të jemi të gjithë në shtëpi.” Pandemia ka arritur fazën më kritike në këtë vend, krahasuar me numrin e popullsisë, Portugalia me 8.200 raste vdekjesh e 507.000 infektime është ndër vendet me shifrat më të larta në shtatë ditët e fundit. Edhe në Spanjë janë rritur shifrat e infektimeve. Ndërkohë që në të gjithë botën janë infektuar 91.65 milionë vetë, 1,966 milionë kanë humbur jetën nga virusi, sipas një llogaritjeje të Reuters.

Ekip ndërkombëtar në Vuhan

Me vonesë, por në fund Kina e lejoi ekipin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të hetojë mbi origjinën e virusit. Ekipi 10 vetësh ka mbërritur ndërkohë në Vuhan, vendin, në të cilin në fund të vitit 2019 u zbulua vatra e parë e infeksionit. Ekspertët e OBSH do të duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë, sipas rregulloreve mjaft strikte të autoriteteve kineze. /DW

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave në Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...