Kina refuzoi të jepte të dhëna në lidhje me rastet e para të koronavirusit të regjistruara në Wuhan. Lajmin e bëri me dije një prej hetuesëve të ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili ndodhet në Kinë për të hetuar lidhur me pandeminë që prej më shumë se një viti ka shkaktuar mbi 2 milion viktima në të gjithë obtën.
Ekipi kishte kërkuar të dhënat e para për pacientët në 174 rastet e COVID-19 që Kina kishte identifikuar nga faza e hershme e shpërthimit në Wuhan në Dhjetor 2019, si dhe raste të tjera, shkruan Daily Mail.
Sidoqoftë, atyre iu dha vetëm një përmbledhje, tha Dominic Dwyer, një ekspert Australian i sëmundjeve infektive i cili është anëtar i ekipit.
”Kjo është praktikë standarde për një hetim të shpërthimit”, tha ai.
Ai tha se marrja e aksesit në të dhënat e papërpunuara ishte veçanërisht e rëndësishme pasi vetëm gjysma e 174 rasteve kishin ekspozim në tregun Huanan, qendra me shumicë tani e prodhimeve të detit në Wuhan, ku virusi u zbulua fillimisht.