Organizata Botërore e Shëndetit, (OBSH) ka bërë me dije se Italia mban rekordin europian të rasteve të reja pozitive me Covid, të regjistruara gjatë shtatë ditëve të fundit dhe renditet e treta në botë.
Sipas raportit epidemologjik javor të OMS, në 1 milionë banorë Italia ka regjistruar 3.902 të infektuar gjatë javës së fundit, ndërkohë që numri i viktimave në krahasim me një javë më parë është rritur me 26% më shumë, pra 578 viktima çdo 1 milionë banorë.
Dita e sotme ka regjistruar në Itali 722 viktima dhe të 25.853 të infektuar me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 1.480.874 dhe aktualisht janë 791.697 raste aktive.
Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka shënuar një rekord pacientësh të shëruar, 31.819 dhe numri total i tyre që nga nisja e pandemisë është 637.149.