Një orë para protestës së thirrur nga Berisha, militantët dhe përkrahës të ish-kryeministrit janë mbledhur para oborrit të PD-së. Pak çaste më parë është futur në godinën e PD-së, Xhelal Mziu. Ndaj tij përkrahësit e Berishës kanë lëshuar fyerje, por edhe ai ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.
Militantët: o Xhelal, t… ropt!
Xhelal Mziu: Ku ti keni…
Miliantët: O legen m…! O legen…
Policia e Shtetit ka forcuar masat për protestën që do të zhvillohet në selinë e PD-së. Në oborrin e Akademisë së Shkencave, pas sallës së Parlamentit, ka forca të shtuara të policisë.
Aty janë pozicionuar furgona dhe autobote me ujë, për të pasur situatën nën kontroll në varësi të asaj që mund të ndodhë. Po kështu, edhe derës kryesore së Kryeministrisë dhe fasadës së ndriçuar të saj i janë vënë një veshje metalike.