”O karagjoz, të hodhi Nusreti kripë”/ Alizoti nuk përmbahet ndaj Maznikut

Anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku patën një debat të fortë në studion e emisionit “Open”, ku nuk mbeti pa u përmendur darka në Dubai.

Alizoti i theksoi se duhet të flasë mirë me të pasi nuk e njeh Dubain dhe ka dinjitet. Gjatë debatit, i kujtoi Maznikut darkën tek Nustreti dhe më pas i shtoi se me të nuk do ulej asnjëherë në tavolinë.

Pjesë nga debati

Tomorr Alizoti: Vratë një të mitur, ti ishte tek Nusreti, ti duhet të ishe në hetuesi. Nuk duhet të ishe në studio sot.  Nusreti të hedh kripë nga lart. Unë jam përfaqësues politik i një forcë. Morët një djalë të vogël dhe e hodhët në kosh plehrash.

Arbjan Mazniku:Është shumë e ulët nga ana juaj kjo. Të lutem! Ke për kryetarë partie një njeri që ka vrarë 4 persona në Bulevard. Po flet ti për dinjitet?

Tomorr Alizoti: Unë jam i djathtë. Ti je njeri që ha darka me milionerë. Këtu flet Alizoti, jo Lul Basha. Jeni një parti siç ka qënë sigurimi i shtetit.

Arbjan Mazniku: Ju nuk keni mundësi të jepni asnjë program dhe ide. Vetëm merreni me llafe. Sapo the që Bashkia Tiranë,

Tomorr Alizoti: Rri drejt. Gjeji Alizotit një cent. S’kam shkuar dhe nuk e kam idenë sesi është Dubai. A ke qenë tek Nusreti?

Arbjan Mazniku: Sapo gënjeve, përdore vdekjen e një njeriu dhe nuk ka mashtrim më të madh se ky. Ka vendim gjykate për këtë punë. Ti flet për dinjitetin teksa gënjen. Kam ngrënë tek Nusreti dhe kam qenë në krye të detyrës. Kam qenë atje dhe pasmundësia jote për të dhënë një argument bazik…

Tomorr Alizoti: Ai përmendi Hegelin…Jeni njeri jo dinjitoz. Vazhdo dhe flit çfarë të duash.

Arbjan Mazniku: O zotëri dinjitoz

Tomorr Alizoti: O karagjoz! Unë nuk ulem në tavolinë me persona si ty.

Arbjan Mazniku: Po më ndërpret.

Tomorr Alizoti: Vazhdo flit.