Kronikë

Nxorën informacion për superaksionin e armëve, pezullohet shefi i komisariatit të Cërrikut dhe…

               Publikuar në : 19:44 - 11/07/19 Enno

Shefi i komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj pezullohet nga detyra për nxjerrjen e informacioneve sekrete. Po ashtu u pezullua edhe shefi i Krimeve, Albjon Xhitozi.

Dyshohet se se Xhitozi e Semanaj kanë nxjerrë në media fotot e armëve të sekuestruara nga RENEA në një aksion të realizuar në Elbasan, një ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Edhe dy zyrtarë të tjerë të policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra gjatë paradites së sotme. Bëhet fjalë për specialistin e Krimeve të Rënda E.Gjyli dhe inspektorin e Krimeve të Rënda E. Hoxha.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për grupin kriminal që i posedojnë armët e sofistikuara.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT