”Nxirre armën”/ Zbardhet biseda e Përparim Ademit me motrat Metani (Video)

Publikohen pamje nga biseda e fundit mes dy motrave Metani dhe vrasësit të tyre, Përparim Ademit.

Një ditë para se të shkonte me armë në banesën e tyre, ai i ka telefonuar në celular dhe i ka kërkuar që motrat Zhaneta dhe Kristina ta falnin, por nuk sqarohet qartë për çfarë bëhet fjalë.

Në bisedën me video të siguruar nga ‘Faxnews’, motrat i kërkojnë të tregojë armën me të cilën i ka kërcënuar se do t’i vriste, ndërsa ai premton se nuk do ta shqetësonte më Zhanetën, por vetëm një ditë pas këtij premtimi, ditën e ndërrimit të viteve shkon në banesën e dy motrave dhe i ekzekuton me armë.

Biseda mes Perparim Ademit, Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit

Metani-Ademit: Nxirre armën që na kërcënojë se do na vrisje. Po ça të duash o goçë. Kjo që sonte do lajmërojë ta dish.

Zhaneta Metani: Këtu duket sinqeriteti i atij.

Ademi-Metanit: Ju kërkoj falje, nuk kam armë, nuk e shqetësoj më Zhanetën.

Metani-Ademit: Nuk dua falje, këtu duket sinqeriteti.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e 31 Dhjetorit, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdekje nga Përparim Ademi, dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen.

Kjo duket se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasojë vdekjen e motrave. Ademi kishte lidhje intime me të dyja motrat, ndërkohë që për këtë marrëdhënie kishte dijeni dhe gruaja e tij, e cila me kalimin e viteve ishte bërë shoqe me dy viktimat.

Ngjarja u pasua me detaje tronditëse, ku vëllai i motrave deklaroi se Ademi kishte shitur në Greqi 10 fëmijët e lindur me motrat Metani. Ndërkohë lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet edhe në shtetin helen, pas akuzave për trafik të miturish.