E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Nxehet situata mes socialistëve/Koçi-Lames: Dikush duhet çuar në SPAK

Pak më herët, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame reagoi pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart e krimit po ndërhyjnë në financat publike. Një kundërpërgjigje ka ardhur nga deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili pohon se Kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. E për rrjedhojë, politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Sipas tij, larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e ndër të tjera edhe niveli i ulet i shërbimit. Petro Koçi sqaron se këto s’kanë nevojë për SPAK, por për ndërhyrje dhe masa administrative.

Petro Koçi është një ndër deputetët e PS-së, i cili ka akuzuar institucionet në Fier, duke përfshirë edhe Kadastrën që kanë ndikuar me performancën e dobët në pakënaqësinë e votuesve, dhe kjo sipas tij, u duk edhe në votat në zgjedhjet e 25 prillit, ku PS-ja nuk mori atë çfarë synonte.

Ai e lidhi këtë edhe me faktin se ka pasur edhe praktika korruptive të këtyre zyrtarëve lokalë. Këtyre akuzave iu kundërpërgjigj drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, që kërkoi që politika t’i qëndrojë larg këtij institucioni.

Statusi

“Me lutjen per mediat qe te mos perkthejne:

Politika, ne emer te qytetareve e ka per detyre te reflektoje e te kerkoje performance sipas ligjit ne cdo institucion.

Kadastra, si e kam thene edhe ne analizen paraprake te zgjedhjeve eshte nje sektor qe krijoi kosto politike dhe elektorale ne Fier.

Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve.

Larg institucioneve duhet te qendrojne korrupsioni, shperdorimi i detyres, tallja me njerezit, kapadailleku dhe niveli i ulet i sherbimit.

Keto skane nevoje automatikisht per SPAK. Ka nevoje ne rradhe te pare per nderhyrje dhe masa administrative.

Lexo edhe :   I mori jetën ish-gruas, familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin
Lexo edhe :   I mori jetën ish-gruas, familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin

Por ka raste qe dikush duhet cuar edhe ne SPAK”, shkruan Petro Koçi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...