Numri 21 në listën e PS/ Kodheli: Marr 11 mijë vota në Tiranë, fitoj mandatin

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli do të kandidojë në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, teksa kryeministri Edi Rama e ka vendosur të 21-tën në listë.

Edhe pse nuk ndodhet një pozicion të sigurt për të marrë mandatin, Kodheli u shpreh në emisonin Real Story, se nuk e mendon diçka të tillë.

Ajo madje lëshoi një sifdë duke thënë se do marrë 11 mijë vota në kryeqytet, dhe do i përkthehet në një mandat.

Mimi Kodheli: “Listat janë një miks i meritokracisë me prurjet e reja. Ju e dini kodin zgjedhor. Kodi zgjedhor në gjykimin tim ka një ngërç që duhej rregulluar. Ne duhet të kemi një start të barabartë. Është një miks mes proporcionalit dhe maxhoritarit. Duhej një rishpërndarje. Për aq sa kohë mua më lind e drejta të kërkoj vota në të gjithë qarkun e Tiranës, pavarësisht zonës. Jo fare nuk jam jashtë fashës fituese.

Unë do marr më shumë se 10 mijë vota dhe do kaloj ata që do marrin më pak se 10 mijë vota që sot konsiderohet i sigurt brenda fashës. Kjo është çështje jo hakmarrje, nuk di të hakmerrem, por sfidoj. Unë sfidoj këdo që mendon që unë nuk do ia mbërrij.”