E mërkurë, 20 Janar, 2021
8 C
Tirana

Numri 2 i PS flet për mbledhjen me Ramën. Ja si do vlerësohen ministrat dhe deputetët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se Partia Socialiste do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve çdo javë, deri më 25 prill, ditë kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Numri 2 i PS, Taulant Balla, u shpreh se është vendosur që ky takim të jetë i përjavshëm.

Gjithashtu bëri të ditur se do të krijohet një kanal komunikimi virtual në anëtarësinë e PS, për të vlerësuar performancën e çdo deputeti dhe ministri.

“Interesimi juaj dhe i qytetarëve është pa dyshim këtu, ku është e sotmja dhe e ardhmja. Së pari dua t’ju them se ky takim i përjavshëm do të vijojë deri më 25 prill.

Diskutuam mbi çështjet organizative. I dorëzuam kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët.

Diskutuam për krijimin e një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë, për të vlerësuar performancën e çdo deputeti dhe çdo ministri.

Ky kanal do të jetë i dedikuar për kontributin e çdo qytetari. Janë ata që e vlerësojnë dhe kontribuojnë në përmirësimin tonë. E mirëpresim”, u shpreh Balla.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...