E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Numëron mijëra viktima nga koronavirusi, Turqia i vjen në ndihmë Britanisë

Më të lexuarat

Ditën e sotme është nisur nga Turqia avioni me artikuj mjekësor, i cili ka si destinacion përfundimtar Britaninë e Madhe.

Mësohet se Turqia i ka dërguar Britanisë veshje personale mbrojtëse, maska kirurgjikale, maska industriale N95 dhe veshje mbrojtëse trupore.

Pajisjet ishin paketuar në pako me mbishkrime solidariteti, përfshi dhe fjalët e poetit të shekullit të 13-të Jalaluddin Rumi: “Pas trishtimit ka shpresë dhe pas errësirës del një diell më i shndritshëm”.

Më herët ditën e sotme edhe Gjermania dhuroi 60 ventilues të lëvizshëm për sistemin shëndetësor në Britaninë e Madhe.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Evropë, qeveria turke ka dërguar pajisje të ngjashme edhe në Itali, Spanjë dhe në vendet e Ballkanit.

“Nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, avioni i forcave të armatosura turke ka dërguar në Britani pajisje mjekësore të përgatitura nga ministria e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë. Ajo mban vendin e pestë për numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi (7,978), pas Italisë, SHBA-ve, Spanjës dhe Francës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Do paguajmë të gjithë banorët”/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka nisur shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara në Tiranë, nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai theksoi se...

Shkëmbimi i bujshëm/ Ja çfarë i ofron Chelsea klubit të Atletico Madridit

“Daily Mirror” shkruan se Chelsea dëshiron portierin slloven të Atlético Madridit dhe ka në mendje edhe ofertën, që do të paraqesë. Përveç një shume të...

Miratohet nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit kanë miratuar sot me konsensus, pa asnjë votë kundër ndryshimet Kushtetuese. Ndryshime pati në pikën nr.3 të nenit...

Sistemi proporcional rajonal, kërkohet garanci për pragun zgjedhor

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar garanci nga mazhoranca, që pragun kombëtar duhet të jetë natyral në çdo qark, në mënyrë që të mos ikin...

Dita e Bastijës/ Meta letër Macron: Mbështetja e Francës, motivim për përmbushjen e reformave

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës. Kreu i shtetit shpreh...