E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

Nuk vendosin virologët në krizën e Coronës

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

Vendimet e politikës rrallë kanë pasur pasoja kaq të drejtpërdrejta për qytetarët. Në këtë krizë politikanët kërkojnë me të drejtë këshilla tek virologët, por përgjegjësia mbetet tek ata.

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë.

Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe politikën në vend e në botë. E në raste të tilla politika kërkon këshillën e ekspertëve.

Por si bëhet kjo? Kanë kaluar “duartrokitjet” në ballkone për mjekët e infermierë për punën e tyre aq të rrezikshme. Vetëm në Itali ndërruan jetë 150 mjekë.

Sigurisht që duhej duartrokitur dhe brohoritur për heronjtë. Por vetëm heronjtë nuk i mjaftojnë një shoqërie, të paktën një shoqërie mediatike. Ajo kërkon yje që i ngre lart, por edhe i rrëzon. Tek yjet e kësaj krize të Coronës janë renditur tani virologët.

Virologët yje mediatikë

Gjermania mund të jetë e kënaqur me studiuesit e saj dhe gazetarët shkencorë. Ata ofruan dije shkencore në gjuhë të thjeshtë për publikun, këshilla që i kuptonte kushdo, si larja e duarve, mënjanimi i turmave, ruajtja e distancës edhe në ambientin privat.

Kështu ne u bëmë dëshmitarë të hulumtimeve në zhvillim e sipër, teza e hipoteza, deklarata konkurruese, përftim i dijes në kohë reale.

Si përgjigja ndaj pyetjes, nëse duhet të mbahet maska apo jo, e cila kaloi në të kundërtën, fillimisht u tha jo, tani maskat janë me detyrim në publik.

Virologët janë kthyer në yje të matur me rezonancën shkencore dhe prezencën mediatike. E kush do të zbulojë një vaksinë kundër virusit, qoftë në Bonn, Oxford, Paris apo Vuhan do të ngrihet nga yll në Mesian.

Që studiuesit kanë hyrë në këtë rol është përgjegjësi edhe e politikës.

Qartësisht: Për ta zbatuar të pamendueshmen deri tek kufizimi i të drejtave bazë në shumë drejtime, politika, qeveria gjermane kërkoi edhe mbështetjen e këshillën e virologëve e ekspertëve të fushave të tjera.

Por veprimi konkret, çështja e marrjes së vendimeve i mbetet politikës e vetëm politikës. Ekspertët japin ekspertizë. Mediat transportojnë informacione, japin rëndësi qëndrimeve të ndryshme. Por veprimi i mbetet në dorë politikës. Për këtë zgjidhen politikanët dhe kanë mandat për një kohë të caktuar.

Lexo edhe :   Kryemadhi: E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare
Lexo edhe :   Rikthehet frika e valës së dytë në Itali, 630 viktima brenda 24 orëve

Ekspertiza gjithnjë e më e rëndësishme

Në një botë gjithnjë e më të komplikuar ekspertiza është e rëndësishme dhe po bëhet më e rëndësishme. Instancat përkatëse për këtë ekzistojnë. Para 20 vitesh, kancelari Gerhard Schröder për shkak të pyetjeve kritike të biomjekësisë ngriti Këshillin Kombëtar të Etikës, nga i cili më vonë u krijua Këshilli Gjerman i Etikës.

Pak pas marrjes së postit në vitin 2005, kancelarja Merkel e rivlerësoi Leopoldinën, Akademinë Kombëtare të Shkencave, jo edhe aq të njohur më parë. Dy shembuj nga dekadat e kaluara.

Sigurisht, tek përgjegjësia e politikës bëjnë pjesë edhe peshimet e rreziqeve të paparashikuara, vendime të hapura, veprim në perspektivë e me faza, si këto javë.

Kjo nuk është shumë larg nga shkalla e gabueshmërisë së shkencës. Mund të konsiderohet si një nga momentet më mbresëlënëse të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, kur ai hapur më 22 prill në Bundestag bëri fjalë, se disa vendime të marra këto kohë më vonë mund t’i shohim edhe si të gabuara, e më vonë ndoshta mund të kërkojmë falje për to. Kjo është për t’u vlerësuar. Spahn foli për vete, jo për shkencën.

Vendimtare si vepron politika

Prandaj të gjitha deklaratat publike, edhe konkurrenca mes virologëve në luftë kundër pandemisë janë vetëm një aspekt i së tërës.

Ata janë të rëndësishëm, por jo vendimmarrës. Këtë mund dhe duhet ta thotë politika në një shoqëri të tronditur nga themelet.

Vendimtare është se si vepron politika, Bundestagu, parlamentet. Gjithnjë presidentët e Bundestagut në fillim të një legjislature kujtojnë rëndësinë e mandatmbajtësve. Ata e kanë përgjegjësinë tani. E në këtë pandemi akoma më shumë. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emri/ Falsifikoi dokumentet, arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës

Një jurist i Kadastrës së Vlorës është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për një banesë. Hydai Shenaj, 56 vjeç, është...

Fotot e rralla/Dyqanet e familjes tiranase, me parfumeri të markave të njohura

Memorie.al publikon disa foto të rralla me imazhe të panjohura që i përkasin Tiranës të viteve të para të shekullit të kaluar, ku në...

Zhvlerësohen valutat kryesore, nuk luhatet monedha europiane

Monedha europiane vijon edhe këtë të mërkurë të ruaj të njëjtat vlera sikurse ditën e martë, duke u blerë sot sërish me 123.4 lekë...

VIDEO/’Nga karakteri i Anës më pëlqen më shumë gjoksi’, Arjoni shkakton debate

Dje në "Për'puthen" në Top Channel u transmetua takimi mes Anës dhe Arjonit. Në një moment gjatë bisedës, ajo pyeti Arjonin se çfarë pëlqen...

Në një tryezë me Ramën për pandeminë? Ja çfarë thotë Basha

Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Voltana Ademin, kryedemokrati Basha ka pohuar se për asnjë arsye nuk do...