Kryesore

“Nuk ta uroj ta provosh Jugosllavinë”, Isa Mustafa i përgjigjet Ramës


               Publikuar në : 19:08 - 10/11/19 B H

Kryetari i LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për krijimin e shengenit ballkanik.

Mustafa u shpreh se nuk dëshiron të shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.

“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë. I kam shprehur qëndrimet e mia dhe të LDK-së në postimin tim lidhur Mini-shengenin dhe Mini-jugosllavët”, deklaroi ai.

Kujtojmë se ai është shprehur edhe më herët se nuk e përkrah mini-shengenin.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT