E enjte, 28 Maj, 2020
22 C
Tirana

Nuk shkon në punë, por merr rrogën (Video)

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një denoncim për inspektorin Hysen Gjikola në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Korçë, i cili është emëruar në këtë detyrë më 1 Mars 2019, por nuk paraqitet në punë. Pavarësisht se nuk ka shkuar në punë që nga dita e parë kur mori detyrën, paga i kalon normalisht në llogari.

Gazetarja e emisionit “Stop” udhëtoi drejt Korçës dhe shkoi në këtë institucion për të marrë disa përgjigje. Aty takohet me rojen e institucionit dhe e pyet nëse e njeh inspektorin Hysen Gjikola.

Roja: Çfarë kishe?

Stopi: Si kalove?

Roja: Mirë!

Stopi: Ju jeni roja këtu?

Roja: Po!

Stopi: Hysen Gjikola, këtu punon? Është inspektor i pyjeve, se jam i interesuar, që ta takoj.

Roja: Po s’e di unë, s’e njoh! Ja të pyesim brenda!

Stopi: Ok!

Roja: O Erjon, Erjon….( i flet inspektorit) Thjesht na duhet një inspektor, një Hysen…

Stopi: Gjikola!

Roja: Gjikola!

Stopi: I pyjores!

Inspektori: Nuk e njoh!

Stopi: S’e ke idenë fare? Se më kanë thënë që punon këtu.

Roja: Inspektor ishte dhe ai.

Stopi: Nuk e njihni këtë? Çfarë bëhet?!

Në institucion nuk kanë dijeni për inspektorin Gjikola. Gazetarja e emisionit “Stop” pyet disa kolegë të inspektorit të cilët thonë se e kanë dëgjuar si emër dhe si emërim, po nuk e kanë parë kurrë. Më pas, emisioni “Stop” u interesua edhe në zyrën e protokollit dhe të burimeve njerëzore. Aty mësuam se z.Gjikola figuron në listë-pagesat e institucionit.

Gazetarja: Keni një urdhër emërimi të këtij personi?

Zyra e protokollit: Kemi! Marrëdhëniet financiare fillojnë në datën 1 Mars.

Gazetarja: Nga ana e dokumentacionit z.Gjikola është i emëruar?

Zyra e protokollit: Po!

Gazetarja: Por realisht nuk ndodhet këtu sepse ne nuk e kemi gjetur.

Zyra e protokollit: Tani nuk e di… Burime njerëzore nuk ka këtu, mungon financieri. Është vetëm i komanduar nga Tirana. Juristi prapë nuk është, edhe ai nga Tirana.

Gazetarja ju drejtua më pas zyrës së kryeinspektorit, Umberto Toshi, i cili nuk ndodhej aty. Nga punonjësit mësojmë se ndodhej në Tiranë për mbledhje.

Kurse në takimin me shefin e sektorit të Inspektoriatit, Erjon Çelemeni, ky i fundit refuzoi që të jepte përgjigje për inspektorin Hysen Gjikola dhe i tha gazetares që të bënte një kërkesë zyrtare me shkrim për të marrë përgjigje.

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Për çdo gjë drejtohu me shkrim, të regjistrohet në protokoll dhe do kthehet përgjigje brenda afateve ligjore. Listë-prezencën nuk e vë dot në dispozicion.

Gazetarja: Ndoshta ai nuk ka ardhur këtu…

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Këtë e mendon ti…

Gazetarja: Po ma hiq dyshimin, ma vërteto.

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Tani unë të thashë, bë shkresën zyrtare, protokolloje dhe do kthehet përgjigje për çfarë kërkon.

Gazetarja: Si mund të paguhet një person i cili nuk vjen?

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Nuk e di këtë…

Gazetarja: Nuk e ka penalizuar z.Gjikola fakti që ka qenë në listën e të korruptuarve nga Ministria e Drejtësisë si ish-punonjës i Task-Forcës?

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Më tepër nuk të them dot gjë. Nuk të jap dot informacion.

Në kushte të tilla, gazetarja e “Stop” dërëzoi një kërkesë me shkrim në zyrën protokollare për të marrë informacion nëse inspektori Hysen Gjikola ka ardhur në punë në këtë institucion, pavarësisht se rroga i kalon. /tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtyrja e kësteve të kredive, BSH jep detajet për vendimin e firmosur me Ramën

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme shtyrjen për të dytën herë të afatit të shlyerjes së kredive për bizneset dhe individët që kanë...

“Duam zgjedhje!”, Albin Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni

Protestuesit u mblodhën sot në shesh të Prishtinës, për të kërkuar zgjedhje të reja. Lidhur me këtë gjest, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka...

“Më jep litarin të shpëtoj çunin”/ Burri dhe djali humbën jetën në pus

Ndonëse kanë kaluar 8 ditë, ku babë e bir, Alfons dhe Enver Hoxha, humbën jetën në pus, plagët e familjes për humbjen e tyre...

Laprakë, makina merr flakë në ecje

Një automjet ka marrë flakë në ecje në Laprakë. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një defekti teknik...

Akuzat e Metës ndaj misioneve amerikane, ‘Zëri i Amerikës’ nxjerr mesazhin nga shefja e ONM-së

Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e Shqipërisë në udhën e integrimit evropian, Reforma në Drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme:...
WhatsApp KONTAKTO TT