E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

“Nuk po thonë të vërtetën”, Shehu flet për masat e qeverisë dhe tubimin e Metës

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga Anxhela Ferra

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali sa vjen edhe rritet, pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë janë në ankth. Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të qartë se në vend deri në këto momente nuk ka të prekur me virusin e rrezikshëm. Ndërsa Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se nëse niveli i rrezikshmërisë do të ndryshojë për pesë minuta, Shqipëria i ka marrë masat për të përballuar situatën.

Por, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në një intervistë për Tirana Today thekson se qeveria është shumë mbrapa me marrjen e masave.

“Nëse ndodhemi para një situate të tillë, që lutemi të gjithë të mos ndodhemi. Sepse Zoti të na mbrojë, pasi tjetërkush nuk na mbron dot. Ne duhet të mobilizohemi, nuk mjafton vetëm propaganda dhe fjalët. Detyra e parë e Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë që prej një muaj më parë, paraqitja e një strategjie të qartë organizative. E cila do të jetë e implementueshme në Shqipëri, shumë transparente me të gjithë aktorët dhe me opinionin publik në vend. Sepse Shqipëria pa dyshim është një vend i rrezikuar, siç janë shumë vende të tjera.”

Sipas Shehut mos bërja transparente e informacioneve nga qeveria është një papërgjegjshmëri. Ai shton se qeveria është duke gënjyer sa i takon ekzistencës së karantinës.

“Fatkeqësisht sistemi ynë shëndetësor është më i nënfinancuari në Europë, është më pak se Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Ka një numër mjekësh 1 për 1 mijë banorë, që është numri më i ulët i mjekëve që ekziston. Ka një numër shtretërish 2.2 për 1 mijë banorë, i cili po ashtu është numri më i ulët në kontinentin europian.

Dhe si i tillë, sipas statistikave dhe indikacioneve të organizmave ndërkombëtare; ofron shërbimin më të dobët ndaj pacientit. Ne kemi një kujdes parësor jo të përhapur në mënyrë kapilare. Me hapësira të mëdha boshe në terren. Një kujdes parësor të papajisur dhe të pafinancuar si duhet. Unë mendoj përgatitja e tij duhet të fillohej që një muaj e gjysmë më parë. Kemi humbur shumë kohë.

Së pari duhet transparencë. Nuk është sekret shtetëror vendndodhja e karantinës. Duhet të sqarohet mirë publiku. Duhet të thirren specialistë të huaj për të punuar me ta këtu në terren. Në mënyrë që të vendosen ato standarte të domosdoshme për këtë epidemi. Ku duhet theksuar që natyra e këtij virusi nuk është e qartë.  

Të dalë Task-Forca e të thotë që nuk e deklarojmë se ku është karantina sepse shqetësohen njerëzit, për mua është një papërgjegjshmëri e plotë. Dhe kjo tregon që nuk ka karantinë, si edhe ata nuk janë duke thënë të vërtetën. Dhe këto janë të dy elementë të dënueshëm ligjërisht. As në 3D nuk është duke u dhënë karantina, ky është problemi.”

Edhe pse në Shqipëri fatmirësisht nuk janë diagnostikuar raste të prekura nga koronavirusi, rreziku është mjaft i lartë. Për këtë çështje është pyetur edhe presidenti Ilir Meta, nëse do e zhvillojë tubimin e 2 marsit në rast se në vendin tonë do konfirmohet ndonjë rast koronavirusi. Ku përgjigja e tij ka qenë ndër të tjera se ‘rreziku më i madh është murtaja që quhet rilindje’. Por, teksa një nga këshillat e OBSH është shmangia e ambienteve të populluara, sa të sigurt do të ishin qytetarët?

“Unë nuk hyj në këto diskutime. Deri tani nuk ka ndonjë të dhënë që në Shqipëri ka hyrë virusi. Masat që unë fola, janë masat afatgjatë. Pra, i takon të tjerëve të japin alarmet epidemiologjike në lidhje me këtë çështje. Unë do të protestoj kundër kapjes së Kushtetutës. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë, sepse Shqipëria është nën një grusht shteti.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...