E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Nuk përmbahet Sokol Cikalleshi, gol dhe asist në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka dhënë një performancë të shkëlqyer sot në Turqi, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një gol tjetër për skuadrën e tij.

Futbollisti i cili luan në radhët e Koniasporit në Turqi, brenda gjashtë minutave lojë ndihmoi në asistimin e golit të parë, që kaloi në avantazh skuadrën turke në minutën e gjashtë të takimit në ndeshjen ndaj Rizesporit. Pesë minuta më vonë, është vetë shqiptari ai që dyfishon rezultatin, me një goditje të bukur nga brenda zonës, që u shëndrrua në gol.

Ky ishte goli i gjashtë i Cikalleshit me fanellën e Koniasporit. Uebsajti i specializuar për statistika, SofaScore, e ka vlerësuar sulmuesin shqiptar si lojtarin më të mirë të ndeshjes, me notën 8.5.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer nga 30 vjeçari, Koniaspori nuk arriti ta fitonte ndeshjen, duke u mundur me rezultatin 5-3. /fshf.org/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Historike/ Sportisti rus shpall Shqipërinë kampione të Botës në Gjimnastikë

Triumf historik. Gjimnasti Matvei Petrov, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka rrëmbyer medaljen e arit në Kupën e Botës në Gjimnastikën Artistike, kompeticion i zhvilluar...

”No comment”/ Pasi foli për rikthim në krye të PD, Berisha nxjerr tjetër foto

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka trazuar politikën shqiptare me deklaratën e tij, ku tha se nuk e përjashtonte  një rikthim të mundshëm në krye të...

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...