Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me identifikimin dhe arrestimin e personit i cili urinoi tek dera e Kryeministrisë gjatë protestës së fundit të organizuar nga opozita.
Me tone ironike, ai thotë se është identifikuar personi që kreu një gjest të pahijshëm tek dera e Kryeministrisë. Po kështu, Manjani citon se kjo sjellje nuk është më e rëndë se grabitja e parave në Rinas, apo trafiku i drogës.
“Hajde lajm hajdeeee! Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria. Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…
Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!! Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor…”.