Kronikë

“Nuk përfaqësohemi”, emigrantët i bashkohen protestës

               Publikuar në : 17:53 - 15/03/19 Enno

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Londër, Naim Hasani deklaroi se protestës së opozitës ditën e nesërme do t’i bashkohet edhe një numër i konsiderueshëm emigrantësh.

Gjatë një interviste për ‘Fax News’, Hasani tha se në një sistem demokratik vota nuk mund të blihet dhe as nuk mund të shitet.

“Emigrantët duhet të kenë të drejtën e votës, zgjidhja nuk është largimi nga vendi por ndryshimi i vendit. Parlamenti është tempulli i demokracisë dhe nuk duhet të mbushet me njerëz që janë produkt i votave të blera. Parlamenti sot nuk është vullnet i popullit por i blerjes së votave dhe kjo është edhe arsyeja e protestës së nesërme. Opozita nuk mund të bëhet palë me krimin. Djegia e mandateve ishte një vendim i vështirë, por i drejtë dhe protestat nuk i bëjnë dëm çeljes së negociatave”, deklaroi Hasani.

Ndërkohë, ai u shpreh se 50% e shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit nuk janë të përfaqësuar.

Kujtojmë që pak ditë më pare Partia Demokratike ka nxjerrë emigrantët në protestë para ambasadës shqiptarë në Athinë.

Me pankartat në duar “Nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria” emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë më Greqi kërkuan largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT