E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Nuk ndërpriten fluturimet me Italinë, vijojnë ardhjet drejt Shqipërisë

Ndonëse situata në Itali është mjaft e rëndë nga koronavirusi, vijojnë ardhjet nga zona e kuqe drejt Shqipërisë. Pak orë më parë, me vendim të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Conte në Itali, në 14 provinca me 16 milionë qytetarë është ndaluar lëvizja, hyrja dhe dalja. Pavarësisht kësaj situate, nga zonat me rrezik të kuq në Itali nuk janë ndërprerë fluturimet drejt Shqipërisë. Aktualisht vijon normalisht lëvizja e njerëzve.

Në faqen zyrtare të aeroportit të Rinasit njoftohet për tre fluturime të anuluara me Italinë nga ‘Air Albania’, një në Romë, Milano dhe Bolonja. Por burime të sigurta për ‘Report Tv’ nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar pohojnë se anulimi i këtyre tre fluturimeve nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin. ‘Report Tv’ kontaktoi edhe me kompaninë ‘Air Albania’, që konfirmoi se “tre udhëtimet me Italinë janë anuluar për arsye operacionale, nuk kanë lidhje me koronavirusin”.

Kryeministri italian Giuseppe Conte nënshkroi një dekret, duke vendosur izolimin total të rajonit të Lombardisë, pasi kjo zonë ka numrin më të madh të të infektuarve.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e kanë të ndaluar për të dalë nga rajoni, përveç rasteve emergjente.

Po ashtu, pjesë e këtij vendimi janë edhe Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti, rajone këto që janë të banuara nga rreth 16 milionë banorë.

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendase, javën e ardhshme do nënshkruhet një dekret që parashikon masa më drastike, ku çdo person që do të kapet duke hyrë apo duke dalë nga Lombardia, do të gjobitet me një shumë të majme.

Lexo edhe :   Çfarë duhet të dini për të udhëtuar në Itali
Lexo edhe :   Koronavirusi, 37 raste të reja në 24 orët e fundit

Kjo gjendje do të zgjasë deri më 3 prill, dhe dekreti parashikon gjithashtu ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike, mbylljen e kinemave, teatrot, palestrat, diskot dhe baret.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...