Politikë

“Nuk mund t’ia falim Berishës…”, Braçe ka një urim për Fatos Nanon

               Publikuar në : 18:35 - 12/06/19 Enno

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka mbajtur një takim në Divjakë me banorët e zonës.

Në hapje të fjalës së tij, Braçe ka uruar 28-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, ndërsa i shprehu mirënjohje të gjithë socialistëve.  Veçanërisht uroi themeluesit e forcës së majtë. “Dua t’ia uroj ditën e lindjes së PS-së, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Dades, Meksit, Moikom Zeqos dhe cdo socialisti të ndershëm.”

Po ashtu, edhe njëherë ai insistoi që zgjedhjet vendore do të mbahen me 30 qershor, teksa shtoi se e drejta e votës nuk mohohet nga askush.

30 Qershori është një ditë me shenjë ku duhet të ndahemi nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë vend. Nuk mund t’ia falim Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës edhe një brez tjetër të djegur, duam të shkojmë përpara.

Nuk ka Zot në këtë vend të mohojë të drejtën e votës, kush ka lajthitur i bën llogaritë gabim. Ne nuk shitemi dhe blihemi, ne vetëm fitojmë. Ta harrojmë çdo kush që mund të na pengojnë, pavarësisht ofiqit”, deklaroi Braçe.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT