E enjte, 14 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

“Nuk mund të lëvizja”, rrëfimi i pacientit të parë që u shërua nga coronavirusi

Pacienti i parë që është këndellur nga coronavirusi, 23-vjeçari Wuhan, ka zbuluar se si është dukur procesi i shërimit dhe cilat janë simptomat e sëmundjes që e dërguan në karantinë.

“Disa herë kam vuajtur nga ethet nga 28 dhjetori deri më 2 janar. Jam shëruar në karantinë”, ka filluar rrëfimin e tij Huang.

Djaloshi nga qyteti Wuhan është i punësuar në stacionin e trenave në Hanko, rreth një kilometër larg tregut të peshqve që konsiderohet se është burim i virusit vdekjeprurës.

Te mjeku shkoi pasi ankohej për plogështi, kokëdhembje dhe marramendje. Simptomat e para i ndjeu më 24 dhjetor, megjithatë të nesërmen gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Mjekët i kishin përshkruar ampula – penicilin G dhe disa barna të cilat nuk precizoi për çfarë lloji bëhej fjalë – por ato nuk e ndihmuan.

Duke menduar se rikuperimi do të zgjatë, vendosi të largohet nga spitali dhe të kthehet në punë, por qysh gjatë rrugëtimit për në shtëpi – më saktësisht në autobus filloi të ndjejë ethet. Më 1 janar shkoi për të marrë një mendim tjetër të mjekut në spitalin e qytetit, pasi dyshonte se mund të ketë pësuar ndezje në mushkëri.

Rezultatet e testeve shtesë treguan se ishte krejt diçka tjetër. Kur mjekët u informuan se vendi i tij i punës është shumë afër tregut ku shiten produkte deti, vendosën ta dërgojnë në spitalin e Jinintan, ku shërohen shumica e pacientëve me coronavirus.

Sipas tij në ato momente ndjehej aq keq sa që nuk ka mundur as të lëviz, sa që mjekët janë detyruar t’i vendosin bombolën me oksigjen afër. Ditët e ardhshme i kaloi në karantinë.
“Asnjë milimetër e lëkurës nuk më është zbuluar. Kam qenë i mbështjellë fort”, ka shtuar ai duke pranuar se punonjësit në spital kanë qenë shumë të sjellshëm me të, të përkushtuar ta ndihmojnë.

Për fat të mirë ka arritur të rimëkëmbet, dhe thotë se një nga gjërat që i ka ndihmuar t’i bëjë ballë virusi është mosha.

“Jam personi i parë që jam kontrolluar dhe lëshuar nga spitali. Jam shëruar shpejtë sepse isha i ri. I kam vetëm 23 vjet”, shtoi ai. /Telegraf

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

Kosova reagon pas deklaratës së kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ndër të tjera, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Kosovës...

Moti për nesër/Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe ulje temperaturash

Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht (orët...

Një paketë alternative për përballimin e krizës së energjisë

Nga: Arben Malaj Përballë kësaj krize Rama theksoi se “plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjetike ka tri pika: 1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë;...

Banori i “Big Brother Vip” plas “bombën”: “Për’puthen” është me skenar

Arditi, një nga personazhet e "Big Brother Vip", ka bërë një deklaratë të fortë për emisionin “Për’puthen”. Ai ka thënë se ky format krijohet...

Paloma në rolin e “fallxhores”, ja çfarë parashikon për Ilirin (VIDEO)

Paloma brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka bërë edhe rolin e fallxhores. Ajo së bashku me Ilirin, u dënuan për shkak të disa...