E martë, 27 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

“Nuk mbaj mend”, si u falsifikuan dokumentet për birësimin e mbesës

Historia e Nurije Cevanit nga Burreli është trajtuar dhe në pjesën e tretë të emisionit “Stop”. Ajo ka treguar se pas vdekjes së bashkëshortit ka zbuluar se vajza e kunatit rezulton e birësuar prej saj, por ajo mohon këtë gjë.

Por “Stop” pasi zbuloi disa falsifikime që ishin bërë dhe kontaktoi me vëllezërit e të ndjerit që mohuan të kenë dijeni, ka shkuar dhe ka takuar vetë prindërit e vajzës që rezulton me dokumente si e birësuar nga Nurija dhe bashkëshorti i saj i ndjerë.

Nuredin dhe Hanke Cevani, shprehen se mbajnë mend çdo gjë, përveç faktit nëse kanë qenë në procesin gjyqësor të vitit 1991. Madje ata thonë, se e gjitha kjo, është bërë nga Rifati, i ndjeri dhe zonja Nurije nëpërmjet gjykatës.

Nuredin Cevani: Aman ku i mbaj mend unë. Ka ndodhur që në vitin 199.

Gazetarja: A nuk të duket pak rastësi që kjo puna e birësimit ka dalë pas vdekjes së vëllait tuaj, Rifatit?

Nuredin Cevani: Si ka dalë, kur ka dal?

Gazetarja: Që ka dal fëmija në certifikatë pas vdekjes

Nuredin Cevani: Unë e kam thënë dhe e kam ditur për këtë punë. Unë kam dokumentet e gjykatës.

Gazetarja: Pse keni deklaruar në Prokurori që nuk mbani mend për një birësim të bërë në vitin 1991?

Nuredin Cevani: Unë qysh në vitin 1991 nuk mbaj mend, unë vetëm di që birësimi është bërë nga Rifati dhe nga Nurija.

Gazetarja: Ti ku ke qenë në këtë mes, si mund të birësohet fëmija.

Nuredin Cevani: Unë di që birësimi është bërë nga Rifati dhe Nurija dhe na kanë thënë që e kanë bërë në gjykatë.

Gazetarja: Unë kuptoj që në vitin 1991 të është fikur kujtesa, nuk mban mend atë që duhet të mbaje mend.

Nuredin Cevani: Unë nuk e di, kam qenë në punë. Di vetëm që kjo punë është bërë me dëshirën e Rifatit dhe Nurijes.

Hanke Cevani: Unë nuk mbaj mend për proces gjyqësor.

Pas takimit me prindërit e vajzës së birësuar, “Stop” shkoi dhe në Gjykatën e Matit. Arkivistja e gjykatës thotë se është bërë gabim me dosjen dhe e hedh fajin tek ish-punonjësja e arkivës duke thnëë se nuk ka bërë ruajtjen e saktë të dokumenteve.

Arkivistja Majlinda Bardhi: E kam dhënë unë atë, edhe ne nuk kemi mundur për ta gjetur, pra, se kur na e kanë kërkuar, kur e kemi kërkuar domethënë këtë, ka qenë gabim, domethënë, unë s’kam mundur ta gjej. Na thonin shiko këtë emër, shiko atë emër!

Gazetarja: Si shiko këtë emër, me çfarë emri e kanë gjetur?

Arkivistja Majlinda Bardhi: Pastaj kam kontrolluar në indekse unë dhe e kam gjetur.

Gazetarja: Me çfarë emri e kërkoni ju?

Arkivistja Majlinda Bardhi: Me emrin. me paditësin, kërkuesin.

Gazetarja: Kush ka qenë kërkuesi në këtë rast.

Arkivistja Majlinda Bardhi: Unë se kam dosjen tani.

Gazetarja: Kërkuesi ka qenë Rifat dhe Nurije Cevani. Emrat janë të saktë, nuk mund të thuhet që janë bërë gabime në emra.

Arkivistja Majlinda Bardhi: Jo nuk është, se kam vendosur emër tjetër, po në momentin, që kemi kërkuar s’kemi mundur ta gjejmë në Arshivë neve. Pastaj, kur kam investiguar më shumë, e kam gjetur.

Gazetarja: Kur e keni gjetur si vendim?

Arkivistja Majlinda Bardhi: E gjetëm si vendim, sepse ishte dosja në Arkivin Qendror, në Lundër. Ky emri i Cevanit nuk ka qenë të Indeksi, gabim në ’91, nuk e kanë shënuar.

Gazetarja: Me çfarë emri ka qenë.

Arkivistja Majlinda Bardhi: Nuk ka qenë, s’ka qenë fare. Dosjen fizike unë e kam patur.

Gazetarja: Po ku e dini ju që e keni pasur?

Arkivistja Majlinda Bardhi: E di, që e kam patur, sepse e kam dërguar në Lundër. Pra te Indeksi, kur kam kërkuar unë për emrin, s’e kam gjetur.

Gazetarja: E si e kishit regjistruar ju.

Arkivistja Majlinda Bardhi: S’e kishin regjistruar! Ka ndodh gabim, s’e ka hedh çështjen. Në ’91 s’ishte hedh emri, ishte Indeks i veçantë, kupton? Majlinda jam unë, s’e ka hedh!

Gazetarja: A e keni çuar këtë dosje ju në Lundër?

Arkivistja Majlinda Bardhi: Po patjetër! Në 2016-ën.

Gazetarja: Po ju në 2017 keni thënë që nuk ka pasur çështje birësimi.

Arkivistja Majlinda Bardhi: Dëgjo e dashur, gabimi ka ndodh te Indeksi. Jo, jo absolutisht! Ato janë shumë pak. Gjithsesi mund ta bësh e dashur me shkrim dhe unë të kthej përgjigjen!

Por “Stop” nuk është ndalur me kaq, pasi ka shkuar dhe në Gjendjen Civile. Në fund është mësuar se gjithë skema e falsifikimit është bërë nga Gjendja Civile e Matit në bashkëpunim me Gjendjen Civile të fshatit Derjan, ku punonjës ka qenë daja i vajzës, Adem Doda./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...

Aksion anti-dro*ë në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, arratiset një person

Një aksion anti-drogë është zhvilluar mesditën e sotme në zonën e “Vorri i Bomit” në kryeqytet, ku burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë për...

Liverpulit i kthehet mbrojtja, Virgil Van Dijk pas 9 muajsh pritet në fushë

Mbrojtësi i Liverpulit, Virgil Van Dijk duket se do të kthehet në fushë këtë javë pas një ndërprerje nëntë mujore me një dëmtim serioz...

Demokratët do u rikthehen protestave? Basha flet për strategjinë e opozitës

Ndonëse i është shmangur pyetjes nëse do të ketë protesta nga opozita në shtator, Basha ka thënë se do të vijojë betejën me të...