Pas ngjarjes së rëndë në Kavajë, sot pritet të mbahet një marshim nga të gjithë qytetarët shqiptarë. “Nuk luhet përdhunimesh”, është marshimi që do të mbahet sot në orën 10:00, kundër dhunës seksuale.
Në njoftimin e eventit theksohet se ky marshim është i organizuar nga disa qytetarë me ndërgjegje, dhe jo nga grupime apo parti politike. Ky marshim i heshtur do të jetë kundër dhunës seksuale.
“Marshojmë heshtur, kundër dhunës seksuale, normalizimit të dhunës, duke e konsideruar lojë fëmijësh dhe kundër fajësimit të viktimës.
Të gjithë bashkë kundër dhunës seksuale të dielën në orën 10. Fillojmë marshimin nga Ministria e Arsimit (mblidhemi aty), dhe vazhdojmë drejt Drejtorisë së Policisë.
A dhe që të jemi të qartë, pas kësaj proteste qëndrojnë disa qytetarë me ndërgjegje, asnjë grupim apo parti politike. Ju presim!, thuhet në thirrjen që i bëhet të gjithë qytetarëve.