Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka sulmuar kandidaten për zv-presidente të demokratëve, Kamala Harris.
Trump është shprehur se Kamala “nuk kualifikohet” për këtë post, duke forcuar zërat kritikë që e cilësojnë presidentin racist.
Kamala Harris lindi nga një baba xhamajkian dhe nënë indiane në Oakland, në Kaliforni, më 20 tetor 1964, por një profesoreshë konservatore e drejtësisë ka vënë në pikëpyetje pranueshmërinë e saj. Trump është akuzuar shpesh si racist pasi ai më herët kishte deklaruar se ish-presidenti Barack Obama nuk kishte lindur në SHBA.
Kujtojmë që Joe Biden të martën prezantoi Kamala Harris si kandidate për zv-presidente, duke u bërë kështu gruaja e parë me ngjyrë që mund të mbajë atë post.