Duke filluar nga nesër të gjithë qytetarët e Tiranës, nuk duhet t’u drejtohen “zyrave të ALUIZNI-t për t’u pajisur me vërtetime për të bërë lidhjen me UKT-në”. Ky është njoftimi që ka bërë drejtoria e ALUIZNIT me anë të një postimi në “Facebook”, ku shkruan të gjithë ata që janë objekte në proces legalizimi, duket të paraqiten vetë pranë “vetë te Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, sipas marrëveshjes së bërë midis dy institucioneve, ALUIZNI-t dhe UKT”.
Postimi i plotë
NJOFTIM PËR QYTETARËT E BASHKISË TIRANË
Që prej ditës së nesërme, 23 janar, të gjithë qytetarët që kanë objekte në proces legalizimi, nuk do të kenë më nevojë që të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për t’u pajisur me vërtetime për të bërë lidhjen me UKT-në.
Ky shërbim do të kryhet direkt nga vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, sipas marrëveshjes së bërë midis dy institucioneve, ALUIZNI-t dhe UKT. Kjo marrëveshje ka si qëllim formalizimin e bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në funksion të efektivitetit, reduktimit të kostove administrative dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje nëpërmjet portalit “e-Albania”.
Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshje e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatjet e qytetarëve, do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit.
Faleminderit!