E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

“Nuk kemi pse shkojmë në Lozanë”, propozimi i Ramës: Të krijojmë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të gjatë të mbajtur në tavolinën e përbashkët të diskutimit për masat për sportin, ka folur edhe rreth stadiumeve, por edhe revolucionit të madh në futboll.

“Është bërë federata e futbollit si ambulancë, që merr përsipër. Normaliteti kërkon që pronarët e stadiumeve, bashkitë në këtë rast, në bashkëpunim me klubet, të hynin në një logjikë të re. Hyrja në logjikë të re, sipas meje, do të thotë që ne të diskutojmë seriozisht për një fond për infrastrukturën sportive, një fond siç është shembulli anglez, por ka edhe të tjerë.

Pushteti ka qenë bashkëfinanciues, në impiante sportive, ka hyrë në partneritet që kanë pasur përqindje pronësie dhe e ka ruajtur, por ka qenë përgjegjës.

Por, i takon klubeve që të bëjnë edhe administrimin e stadiumit. Qëndrojmë ende në situata absurde me bashki që refuzojnë bashkëpunim me investitorët. Korrim dhunë në stadiume që nuk kanë asnjë standard.

Madje, nuk duhen quajtur as stadiume. Shteti, fare mirë, mund të jetë aksionet në këtë fond. Fare mirë mund të mbështesë këtë fond, sipas projekteve të veçanta dhe gjithçka që përfiton e riinveston në këtë fond. Kjo është pak a shumë ajo që besoj se do të çonte drejt nxitjes dhe frymëzimit për të investuar më shumë në futboll. Nuk mundet dot që me stadiume që janë as mish as peshk, me pronësira klubesh që s’janë pronësira. Hedh para, nuk dinë ku shkojnë…

Nuk duhet vazhduar më tutje. Këto janë disa ide. Eksperienca e shumëkujt këtu është më e vlefshme se leksionet dhe shembujt me lexime. Nuk diskutohet që federata vetë ka kontribute me këtë drejtim. Të krijojmë komisione të reformës. Një të merret me dhunën, një tjetër me aspektet ekonomike dhe fiskale dhe e fundit që kam është nevoja për të parë mundësinë e zgjidhjes së problemit të arbitrazhit gjyqësor, që kjo të mundësohet brenda për brenda. Realisht, pse duhet të shkohet në Lozanë dhe nuk mund ta kemi këtu. Të vihemi në dispozicion”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...

Pse preket Franca nga një fjalë?

Nga: Frrok Çupi Ambasada e Francës nuk e kishte me Edi Ramën. Ashtu sikurse vetë Rama mund të mos ‘e prekte’ Francën në këtë kohë...