E mërkurë, 20 Janar, 2021
0 C
Tirana

“Nuk ke këllqe të merresh me mua”/ Gjekmarkaj përplaset me Shabanin

Një debat mbi partitë e vogla po dhe të reja të krijuara së fundmi, u kthye në replika ofendimesh mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryetarit të nismës Thurja, Endri Shabani në ”Open”.

Gjekmarkaj e ka akuzuar se është palë më kryeministrin Edi Rama për të dëmtuar opozitën, pretendime që janë hedhur poshtë nga Shabani.

“S’ke këllqe të merresh me ,mua, do të them pastaj një gjë që se mban dot, le mos ta kalojmë debatin në personale”, i tha Gjekmarkaj-Shabanit pasi ky i fundit u përplas me të mbi faktin se partitë e vogla nuk janë të përdorura nga kryeministri Rama.

Debati

Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.

Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.

Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, s’po them për ju personalisht.

Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.

Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. S’merrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.

Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.

Gjekmarkaj: S’ke këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.

Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse s’më voton mua, nuk voton fare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...