Paraditen e ditës së sotme (e martë), kur kombëtarja shqiptare do të përballet në një ndeshje miqësore me Uellsin gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për trajnerin Christian Panucci. Pas largimit të Gjimshitit, Binakut dhe Ndojit një ditë më parë, ditën e sotme edhe një tjetër futbollist ka lënë grumbullimin e përfaqësueses.
Me anë të një njoftimi, FSHF-ja ka bërë të ditur se sulmuesi i Albacete në Spanjë, Rei Manaj ka lënë grumbullimin e skuadrës, pasi nuk po vuan nga ndonjë problem me gjendjen fizike, por po kalon një gjendje të rënduar gripale, ndaj nuk është i gatshëm për të qenë në fushë sonte ndaj Uellsit.
Duhet thënë se Manaj do ta niste ndeshjen nga stoli sot, pasi Balaj ishte pikasur nga Christian Panucci si titullar dhe kjo është arsyeja pse atij i është dhënë leje që ai të largohet dhe në pjesën e dytë në vend të sulmuesit janë dy opsione të tjera si Vrioni dhe i riu Ademi, të cilët presin që të marrin disa minuta në këtë grumbullim me Kombëtaren.