“Nuk kam qenë asnjëherë e lumtur”, 11-vjeçarja lutet për ndihmë!

Familja Haxhija jeton në fshatin Barbullush të bashkisë Vau i Dejës. Prej më shumë se 11 vitesh janë të strehuar në një shtëpi të rrënuar, e cila rrezikon të shembet. Veç varfërisë ekstreme ku ndodhen, atyre iu duhet të përballen edhe me probleme të rënda shëndetësore.

Fatmiri, kryefamiljari ka lindur me probleme të shëndetit mendor, ndërsa djali, Eljoni vuan nga sëmundja e epilepsisë. Shëndeti i tij është shumë i rënduar, pasi krizat sa vijnë dhe i përkeqësohen.

Prej djalit Drita u detyrua që të lërë edhe punën, pasi duhet të kujdeset për Eljonin. Duke ia përkeqësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike. Pasi të vetmet të ardhura me të cilat jetojnë janë ndihma ekonomike, prej 40 mijë lekësh të vjetra dhe ndihma e invaliditetit të Fatmirit e Elojnit. Por shpesh ato nuk mjaftojnë as për bukën e gojës.

Ndërsa, Eurodita e cila rrëfen me dhimbje se nuk e di çfarë është lumtura, thotë se çdo ditë lutet që jeta e tyre të ndryshojë. Pavarësisht kushteve të vështira, ajo është një nxënëse shumë e mirë, por druhet se do të braktisë shkollën. 11-vjeçarja asnjëherë nuk i ka bërë detyrat në tavolinë, pasi nuk kanë, por detyrohet që me një dritë të vobektë të mësojë në dysheme.

Familja ka nevojë për ndihmën tonë, Eurodita ka nevojë të besojë se ne jetë nuk ka veç dhimbje.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.