E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Nuk ka stadium për të luajtur ndeshjet, klubi shqiptar drejt shkrirjes

Ndeshja e planifikuar për t’u luajtur dje në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit mes Klosit dhe Shkumbinit nuk është zhvilluar. Shkak për këtë është bërë mungesa e stadiumit, teksa Klosi si skuadër pritëse duhet të kishte marrë masat për të pritur peqinasit.

Duke mos pasur një impiant të vetin, Klosi i ka zhvilluar gjithnjë ndeshjet në Burrel, por këtë herë ka ndodhur e kundërta, pasi klubi matjan nuk ka pranuar që ekipi i Kategorisë së Dytë të luajë në fushën e tyre.

Burime jozyrtare i treguan dje gazetës “Panorama Sport”, se ekipi klosjan është drejt shkrirjes për mungesë të një stadiumi. Ndërkohë, pritet që buxhetin për sportin, bashkia ta përdorë për ngritjen e ekipeve të moshave.

Tashmë, Klosi-Shkumbini do të jetë objekt i shqyrtimit nga Komisioni i Disiplinës dhe peqinasit pritet të fitojnë 0-3 në tavolinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...