Presidenti i Republikës, Ilir Meta flet me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama, teksa është shprehur se pas 30 qershorit nuk ka më “Rama ik” siç kërkojnë opozitarët, por vetëm “Rama reflekto”.
Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka thënë se kryeministri Rama nuk është i pavarur të marrë vendime dhe e ka paralajmëruar atë, se ai dhe gjithë shqiptarët do e mbrojnë Shqipërinë nga miliarderët, që iu duket Shqipëria si mizë lisi.
Pjesë nga deklarata e tij:
“Prej kohësh, i kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP, dhe një ‘d’ e vogël. Është një grup i strukturuar, i kanë gjetur dhe njeriun e duhur, që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i kërkoi dhe tregoi rrugën e zgjidhjes.
Rruga nuk, është “Rama Ik’, siç kërkojnë Basha, Kryemadhi e Berisha, por është “Rama reflekto”. Kjo ishte deri të shtunë në darkë, tani kam axhendë tjetër “Edi thellohu”. Nuk je i pavarur të marrësh vendime në interes të shqiptarëve, unë e gjithë shqiptarët e ndershëm me gjak shqiptari do ta mbrojmë Shqipërinë nga miliarderët, që iu duket Shqipëria si mizë lisi e mund të tallen si të duan”.