Ekonomi

Nuk ka luhatje për valutën e Eurozonës dhe Paundin britanik

               Publikuar në : 16:49 - 02/04/19 M. S

Dita e martë nuk ka regjistruar luhatje të mëdha në tregun e këmbimit valutor vendas. Kështu, referuar të dhënave zyrtare të “Credins Bank”, valuta e eurozonës vijon të mbetet në të njëjtat vlera të një jave më parë, e fiksuar në kuotën e 125 lekëve.

I pandryshuar nga një ditë më parë ka mbetur po ashtu edhe paundi britanik, i cili vijon të këmbehet edhe të martën në pikat e këmbimit valutor për 145.3 lekë në blerje dhe 146 lekë në shtije.

Ndërkohë, dollari amerikan ka rifituar minimalisht 0.2 pikë kundrejt monedhës vendase gjatë ditës së sotme, për t’u ngjitur në kuotën e 111.5 lekëve.

Sa i takon monedhave të tjera të huaja, dollari kanadez po ashtu është forcuar kundrejt lekut me 0.3 pikë, për t’u ngjitur në kuotën e 83.5 lekëve. Ndërsa është zhvlerësuar ndjeshëm dollari australian me 0.5 njësi për lekë dhe këmbehet sot për 78.7 lekë në blerje dhe 79.5 lekë në shitje.

Ndërkaq, edhe franga zvicerane është zhvlerësuar minimalisht të martën me 0.2 pikë, për të zbritur në kuotën e 111.5 lekëve./SCAN

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT