Nuk ka fund makthi për lojtarin e Napolit, pas dëmtimit infektohet me Covid-19

Nuk ka fund makthi për sulmuesin e Napolit, Viktor Ozimhen.

Sulmuesi 22-vjeçar nigerian, pasi u dëmtua rëndë në dorën e tij me kombëtaren në muajin nëntor, sot u ekzaminua i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë publike klubi napoletan në rrjetet e saj zyrtare duke komunikuar:

“Klubi i Napolit komunikon se futbollisti Viktor Ozimhen ka rezultuar pozitiv në tamponin molekular të kryer dje pasdite pas kthimit të tij nga jashtë shtetit. Futbollisti është asimptomatik dhe nuk ka takuar grupin e skuadrës.”, përfundoi komunikatën skuadra napoletane.