E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Nuk justifikoi pasurinë/ ONM kundër shkarkimit të Prokurorit të Tiranës

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka dalë kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana.

Sipas vëzhguesive ndërkombëtarë ,  shkarkimi i prokurorit Qane nuk ishte i justifikueshëm, dhe largimi i tij nuk e rikthen besimin e publikut te drejtësia, pasi nuk është proporcional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) njoftoi më 31 mars vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit Genci Qana. Gjatë seancës dëgjimore më 9 mars, Qana u përball me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Sipas analizës financiare, ai rezultonte me një bilanc negativ me 1.4 milionë lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Qana tha se kishte “konsideratë të lartë për procesin”. Ai pretendoi se bilancet negative  vinin për shkak të disa llogaritjeve të gabuara nga KPK dhe kërkoi konsiderimin si të ligjshme të huasë dhe të ardhurave të bashkëshortes, ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë.

Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...