Politikë

“Nuk i kemi detyruar punonjësit të japin lekë”, Rama: Jo shpërblime për darka


               Publikuar në : 09:08 - 06/12/19 L M

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se askush nga administrata nuk është detyruar të japë para për të ndihmuar banorët që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se do te bëhet një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave për fondin e veçantë, i cili ndalon përdorimin e fondit të veçantë për veprimtari social-kulturore dhe shpërblime të punonjësve të institucioneve për Vitin e Ri.

“Refuzoj komplet atë shpifjen tjetër qe medemek ne paskemi detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë, asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetare.

Ne i dhamë rrogën e nëntorit, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem, nuk ka asgjë më detyrim, por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo, publike, do e bëjmë me ligj të posaçëm, asnjë organ i qeverisjes vendore, ndërmarrje e shoqëritë tregtare me kapital 50% shtetëror, për Vitin e Ri për darka e për valle”, u shpreh Rama.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT