Situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut nuk shihet të ketë ndonjë përmirësim, teksa vendi vijon të regjistrojë një numër të lartë të rasteve të reja.
Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka regjistruar 175 raste të reja duke e çuar në 3,839 numrin e të infektuarve.
Sipas Ministrisë maqedonase të Shëndetësisë, 131 prej rasteve janë shënuar në Shkup, 24 në Kumanovë, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 5 në Tetovë, 2 në Strugë, 4 në Veles, 1 në Ohër, 2 në Gostivar dhe 1 në Sveti Nikole.
Ndërkohë brenda këtyre 24 orëve kanë humbur jetën edhe 5 persona, ndërsa janë shëruar 18 pacientë.
Tre prej viktimave janë shënuar në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Gostivar.