Kuriozitete

Nuk fshihen më, Arbana dhe Eduart Grishaj tashmë të pandashëm

               Publikuar në : 14:51 - 12/06/19 S.N

Moderatorja e njohur Arbana Osmani prej muajsh përflitet se është e lidhur me regjisorin Eduart Grishaj, mirëpo ata të dy ende nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht.

Dedikimet romantike në rrjetet sociale nuk kanë munguar nga ana e dy personazheve të njohur, ndërkohë një foto e publikuar së fundmi nga “Lajmi.net” duket se ka vënë pikat mbi “i”.

Siç mund ta shihni edhe në fotot e mëposhtme ata janë kapur mat në rrugët e Tiranës, Arbana duke hipur në makinën e saj, ndërsa Grishaj në hyrjen e një pallati. Pas kësaj shtohen edhe më shumë aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Kujtojmë se pak muaj më parë moderatorja i dha fund martesës 16-vjeçare me Ardit Keron, me të cilin ka një djalë që quhet Jon.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT