Nuk është tifoz me Holandën/ Basha zbulon skuadrën e preferuar të futbollit

Shumëkush mund të mendojë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është tifoz futbolli me Holandën për shkak se ka studiuar dhe jetuar atje, por kjo nuk është e vërtetë.

Teksa iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve në rrjetin social Facebook, kryedemokrati Basha zbuloi se është një tifoz i flaktë i Gjermanisë.

Ai tha se për këtë ka edhe mosmarrëveshje me babain e tij, i cili bën tifo për kombëtaren holandeze.

Lulzim Basha u shpreh se me Gjermaninë ka qenë që i vogël dhe ky qëndrim nuk ndryshoi as kur ishte me studime në Holandë. Në rang klubesh, Basha bën tifo për Bajernin e Mynihut. Ndërsa me skuadrat shqiptare, Basha është tifoz me skuadrën e Tiranës.

“Me Tironën dhe Bajernin e Mynihyt , tifoz shqiptar i Bajernit të Mynihut dhe nga skuadrat ndërkombëtare ka një keqkuptim që meqë kam studiuar në Holandë. Me Holandën është babi, unë jam me Gjermanin. Nëse ka një mosmarrëveshje në familje të vazhdueshme mes babë e bir është kjo.  Im atë më Holandën dhe unë me Gjermaninë dhe këtë nuk e nuk e ndryshuan dot as vitet e studimit në Holandë”, tha Basha.