E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Nuk është shfaqur prej ditësh, zbulohet ku ndodhet Rama

Shumë është aluduar kohët e fundit për shëndetin e kryeministrit Rama, e ndërsa kreu i qeverisë prej ditës së djeshme ka qenë në Paris, ndërsa sot ai gjendet në Berlin. Takimet intensive kanë në fokus integrimin në Bashkimin Evropian.

Sinjalet kanë qenë pozitive dhe mbështetëse nga shumë ndërkombëtarë, por shefi i mazhorancës shqiptare duket se po bën lëvizjet e tij, për të lobuar drejt një hapi të madh për Shqipërinë, siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE. Kryeministri mësohet se do të kthehet sot në Shqipëri.

Burime nga selia e Kryeministrisë thonë se shefi i qeverisë ka shkuar “për takime” në dy kryeqendrat evropiane, por pa sqaruar se për ç’lloj takimesh bëhej fjalë.

Fundjavën e kaluar, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, nxori në publik faktin se kryeministri kishte shkuar në spital, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga vetë kryeministri, me anë të reagimit në rrjetet sociale.

Po ashtu, në Tiranë mungoi sot edhe kryedemokrati Basha, i cili nuk drejtoi protestën e radhës kundër qeverisë. Ai ndodhet në Bruksel.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...