E premte, 10 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Nuk është në lojë Hashim Thaçi, por çështja e Kosovës

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Djali i saj u gjet i vetëm në varkë, zhduket aktorja e njohur amerikane

Aktorja e njohur amerikane, Naya Rivera, është shpallur e humbur pasi djali i saj i vogël u gjet i vetëm në një varkë në...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Nga Alfred Peza

Anulimi i takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, po lexohet ndryshe në hapësirën shqipfolëse në Ballkan dhe ndryshe jashtë saj. Në Prishtinë, Tiranë, Tetovë a gjetkë, kundërshtarët politikë të Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të PDK si edhe propaganda e tyre, po e shohin njoftimin e Zyrës së Prokurorit Special në Hagë, thjeshtë dhe vetëm si një çështje të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Jashtë trojeve shqiptare në rajon, ajo duket sikur po lexohet ndryshe në Beograd. Ndryshe në Bruksel. Ndryshe në Berlin. Ndryshe në Londër. Ndryshe në Paris. Ndryshe në Washington. Ndryshe në SHBA. Ndryshe në BE. Kuptohet qartë se ato janë shumë të rezervuar për tu prononcuar direkt, e për të na e dëshmuar açik sesi e kanë lexuar prej tyre, anulimin e takimit të 27 qershorit për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. E sigurt është vetëm, që do të na duhet të presim shumë kohë, për ta mësuar një ditë këtë.

Ajo që kuptohet më së shumti, është se mediat e mëdha ndërkombëtare dhe analistët e zëshëm, e shohin ngritjen e akuzave për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, (për afërsisht 100 vrasje të paligjshme?!), zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura” si një luftë mes SHBA dhe BE për primatin e dialogut që synon të sjellë në fund njohjen reciproke mes dy fqinjëve. E po ta shohësh nga këndvështrimi i tyre, nuk duket të janë edhe aq shumë larg të vërtetës.

Janë vetë përfaqësuesit e SHBA dhe BE, që ndihmuan për ta krijuar këtë imazh, me qëndrimet e tyre. Ambasadori Grenell, tha se “po presim që të ripërcaktojmë takimin së shpejti”. Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano, tha se “për normalizimin ndërmjet Kosovës e Serbisë, flasim për bisedimet e lehtësuara nga BE”. Ai ritheksoi se Bruskeli pret që bisedimet të rifillojnë në muajin korrik, siç ka paralajmëruar i dërguari i posaçëm i BE, Lajçak. Është njoftuar se më 10 korrik, në Paris palët do bisedojnë në një takim të organizuar, nga Presidenti francez Macron.

Ajo për të cilën bihet dakord në heshtje, është fakti se njoftimi i Zyrës së Prokurorit të Posaçëm në Hagë nuk u bë më 24 qershor, për të njoftuar ngritjen e akuzave ndaj Thaçit e Veselit. Koha e zgjedhur për të bërë publike diçka që kishte dy muaj që mbahej e fshehtë dhe mënyra sesi ajo ishte e formuluar në letër, tregoi se u përdor thjeshtë si një minë me sahat, për të hedhur në erë takimin mes Prishtinës dhe Beogradit në SHBA.

Lexo edhe :   Një tjetër rast pozitiv në radhët e politikanëve të Kosovës
Lexo edhe :   Hashim Thaçi takohet me Metën në Durrës

Kaq mjafton për të kuptuar se njoftimi i Hagës, nuk kishte të bënte fare me një raport normal të punës së institucionit, në marrëdhëniet e saj me publikun.

Kaq mjafton për të kuptuar se njoftimi i Hagës, nuk rrekej që të na informonte, rreth akuzave juridike e aq më pak, mëkateve penale të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ish kryeparlamentarit të saj.

Kaq mjafton për të kuptuar se njoftimi i Hagës, nuk ka asnjë lidhje me Hashim Thaçin dora vetë, apo edhe me Kadri Veselin.

Kaq mjafton për të kuptuar se njoftimi i Hagës, nuk ka lidhje me krimet e supozuara të komandantëve të luftës së shqiptarëve për liri, kundër genocidit të makinës vrastare të Serbisë së Millosheviçit.

Kaq mjafton për të kuptuar se njoftimi i Hagës, nuk ka të bëjë me luftën e UÇK dhe aleatëve tanë të NATO-s e kryeqendrave të qytetërimit perëndimor, për ti dhënë fund spastrimit më të madh etnik të pas Luftës II Botërore në Evropë.

E gjitha kjo nuk është një lojë për emrat e përveçëm, kushdo e sado qofshin ato. E gjitha kjo na tregon se në lojë nuk është Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Ata janë sebepi. Shkaku i vërtetë është diçka krejt tjetër. Në lojë është çështja e Kosovës. Çështja shqiptare. Është projekti strategjik i shqiptarëve në Ballkan. Është nderi dhe dinjiteti i dy shteteve shqiptare. Në lojë është e sotmja dhe e ardhmja e orientimit tonë euro-atlantik, stabilitetit rajonal dhe integrimit të shqiptarëve.

Ndaj, sa më parë që të kuptohet kjo, aq më shpejt do të jemi të gjithë bashkë për të përballuar një nga goditjet më të pabesa që kemi marrë, në 21 vitet e fundit. Pasi ta kemi amortizuar të gjithën këtë dhe ta menaxhojmë për ta rikthyer nesër në avantazhin tonë, do të dëshmojmë se jemi në lartësinë e sfidës së këtij momenti.

Sa për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, këtu i kemi. Mund të merreni, pas kësaj, sa të doni sërish me ta!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Nga Skënder Minxhozi Ilir Meta ka bërë një konstatim të drejtë në orët e fundit. Ka vërejtur se tek ne, përkundër Maqedonisë së Veriut, ka...

A duhej të jepte dorëheqjen Thaçi pas publikimit të aktakuzës? Përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth ftesës që Gjykata Speciale i ka çuar presidentit Thaçi, për t’u paraqitur në Hagë. Kujtojmë se Haradinaj...

Durrës/ Përfshihen nga flakët 3 shtëpi të vjetra

Së fundmi, 3 shtëpi të vjetra janë përfshirë nga flakët në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe...

Kryeministri 61-vjeçar ndërron jetë pak pas mbledhjes së qeverisë

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, ka ndërruar jetë sot pak minuta pasi kishte përfunduar një mbledhje të kabinetit qeveritar. Presidenti i vendit,...