“Nuk është i dëmshëm”, eksperti shqiptar: Ja e vërteta e rrjetit 5G

Eksperti i sigurisë së informacionit, Besmir Semani shprehet se janë dhënë shumë lajme false në lidhje me teknologjinë 5G.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Semani foli për risqet dhe avantazhet e kësaj teknologjie shumë të përfolur.

Semani sqaroi se “Starlink” është një projekt nga kompania SpaceX,  e cila deri më tani ka dërguar 60 satelitë, që operojnë në orbitën e ulët të Tokës.

Ky projekt sipas tij, përmban lëshimin e 400 satelitëve të tjerë, të cilët do të ofrojnë përmirësimin e cilësisë së internetit. Semani thekson se kjo bëhet në mënyrë që të gjithë njerëzit në botë, të kenë qasje në internet.

Eksperti hedh poshtë pretendimet e disa profesorëve në Shqipëri, të cilët thonë se frekuencat e kësaj teknologjie janë 100 Giga Hertz. Semani u shpreh se frekuencat do të jenë pak më të larta se rrjeti 4G.

Besmir Semani deklaroi se janë publikuar studime, që tregojnë se frekuencat deri në 300 Giga Hertz, nuk janë të dëmshme për natyrën dhe njeriun.

“Starlink është një projekt, bëhet fjalë prej 460 satelitë, që do të jenë në orbitën e ulët të Tokës, aktualisht janë 60. Kemi me dhjetëra satelitë që ofrojnë cilësinë e  internetit. Ndryshimi nga satelitet e tjera, kjo është më pranë orbitës së ulës së tokës, dhe do të shtohet shpejtësia e internetit. Qasja në internet sot është e lehtë, por ka edhe shumë zona që nuk mbulohen nga interneti. Kjo do të ulë koston. Kjo do të mundësojë që edhe shtetet e pa zhvilluara të kenë qasje në internet, si vendet afrikane. 5G nuk ka asnjë diferencë nga 4G, por thjesht ka frekuenca më të larta. 99% e lajmeve që po dalin konsiderohen si fake news. Secili nga këto satelitë ka një sistem autonom, pra funksionon duke pasur distancën me satelitët e tjerë. Në skenarin më të keq, nëse sateliti del nga orbita dhe sistemi nuk punon, këto satelitë vetëshpërthehen. Universiteti i Grazit në Austri po bën implementimin e 5 g në kampus. Ata kanë një qasje pozitive dhe s’janë të shqetësuar për këtë gjë. Shumë profesorë me tituj në vendin tonë, po japin disa të dhëna që janë gabime dhe fake news. Ata thonë se frekuencat rrjeti 5G do të ketë frekuenca deri në 100 Giga Hertz, kurse e vërteta është se ato kanë frekuenca pak më të larta se rrjeti 4G. Kemi një studim për frekuencat, i cili ka përcaktuar se cilat janë brezat e sigurt. Brezat deri tek 300 Giga Hertz, nuk janë të dëmshme për natyrën dhe njeriun”, tha ai.