“Nuk është hera e parë që një virus të ketë dalë nga Kina”, SHBA trondit me faktet

SHBA nuk kanë të ndalur akuzat ndaj Kinës, ndërsa e akuzojnë si dirigjente të shpërndarjes së koronavirusit vdekjeprurës. Është sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka dhënë një deklaratë të fortë, duke shigjetuar Kinën se edhe më herët ka shpëndarë viruse të tillë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka shumë laboratorë në Kinë që punojnë në patogjene ngjitëse.

“Mendojmë se ka laboratorë të shumtë, që po vazhdojnë të kryejnë punën, mbi patogjenet ngjitëse brenda Kinës sot”, tha Pompeo në një konference për shtyp, në Departamentin e Shtetit.

Ai tha me bindje të plotë se kjo nuk është hera e parë, që një virus i tillë të dalë nga Kina.

“Dhe ne nuk e dimë nëse ata po veprojnë në një nivel të sigurisë për të parandaluar që të ndodhë sërish një pandemi botërore. Mos harroni se nuk është hera e parë që ne kemi pasur një virus të dalë nga Kina”, tha Pompeo.