Nuk është efektive ndaj variantit të ri, Afrika e Jugut pezullon Astrazeneca-n

Afrika e Jugut ndaloi vaksinimet e planifikuara me vaksinën “AstraZeneca” kundër Covid-19, pasi të dhënat treguan se jepte mbrojtje minimale kundër infeksionit nga varianti i ri.

Studiuesit nga Universiteti i Witëatersrand dhe Universiteti i Oxford-it thanë në një analizë se vaksina “AstraZeneca” siguroi mbrojtje minimale kundër infeksionit të moderuar nga variant i Afrikës së Jugut, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

“Ky studim konfirmon se virusi do të gjejë mënyra për të vazhduar të përhapet në popullatat e vaksinuara”, është shprehur krye-eksperti për provën e vaksinave në Oxford.

Afrika e Jugut ka marrë 1 milionë doza të AstraZeneca dhe pritej të niste vaksinimin e popullatës javën e ardhshme.