Futboll

“Nuk është e thënë të jenë miq”, Wanda me fjalë të ‘ashpra’ për Interin

               Publikuar në : 16:39 - 15/04/19 Enno

“Mauros i hoqën shiritin, penalltitë, por nuk do ti heqin kurrë lumturinë për të luajtur me Inter”. Fjalë të ashpra të Wanda Nara, gruaja dhe menaxhere e Icardi, në Tiki Taka, pas dorëzimit të penalltisë për Perisic. “Ti, që ke qenë golashënues si Mauro, do ia kishe lënë penalltinë dikujt tjetër?”, ishte pyetja e Wandas për Luca Toni prezent në studio. “Për mua vlen më shumë ky gjest se cilido gol i shënuar, sepse është diçka shumë e bukur ajo që u pa.

Edhe pse ishte i pari që i dha dorën – vazhdoi Wanda Nara – duket qartë se i tha ta godasë ai dhe Mauro pranoi. Nuk është e thënë të jenë miq”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT